1 në çdo 3 qytetarë rezulton pozitiv

Përkeqësohet situata pandemike në vendin tonë, teksa infektimet me Covid këtë të martë në raport me një ditë më parë janë gjashtëfishuar.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 1537 testime të kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 550 qytetarë, ose thënë ndryshe në çdo 3 persona të dyshuar ka rezultuar si mbartës i virusit 1 qytetar.

Rastet e reja janë të përhapura në 33 bashki të ndryshme, por gati 60 për qind e tyre i përkasin Tiranë, më pas me një numër më të vogël rastesh renditen edhe bashki si Fieri, Saranda, Vlora, Lezha dhe Gjirokastra.

Fatkeqësisht për të dytën ditë me radhë Covid ka regjistruar sërish një viktimë.

Ai është një qytetar nga Tirana i moshës 81-vjeçare.

Në vendin tonë aktualisht raportohen 2,164 raste aktive, nga të cilët 19 po trajtohen në spitalin Covid 3 në kryeqytet.

Tv Klan