Mbyllja duhet të ishte më herët së ora 22:00

Me gjithë rëndimin e pandemisë në javët e fundit, shifrat reale janë shumë herë më të larta, thonë ekspertët. Kryetari i Task-Forcës antiCovid, Arben Gjata thotë se të infektuarit dhe të sëmurët janë dhjetëra herë më shumë se sa raportohet.

“Duke nisur nga fakti që disa kanë frikë të kryejnë tampon, disa kryejnë vetëm skaner pulmoni dhe disa të tjerë nuk tregojnë se janë të infektuar. Nisur edhe nga raportimet ndërkombëtare, numri i të infektuarve dhe të sëmurëve është dhjetëfish më shumë se ato që raportohen”.

I pyetur se sa do ndikojë orari i mbylljes prej orës 22:00, Gjata thotë: “Nëse do ishte për mendimin tim personal, unë do isha për mbyllje për një orar më herët, por vendimi u mor nga Komiteti Teknik, i cili është i përbërë nga ekspertë dhe që kanë dalë në konkluzion në bazë të të dhënave që kanë në terren”.

Shkak për rikthimin e karantinës së pjesshme u bë rritja e ndjeshme e numrit të infektimeve dhe i të shtruarve në spital.

Tv Klan