Është një ndër figurat publike më të dashura tashmë prej vitesh.

Fansat duket se nuk humbasin asnjë detaj në postimet e tij në rrjetet sociale, e kështu ka ndodhur edhe në postimin e fotos së fundit në Instagram.

Ardit Gjebrea, këto ditë është duke shijuar kohë me bashkëshorten Anila dhe vajzën Ana, në jug të vendit.

Kanë mjaftuar vetëm dy fjalë zemre dedikuar dy femrave të tij, për të tërhequr të gjithë vëmendjen e fansave të tij.

“Gjithçka kam”, shkruan Gjebrea bashkangjitur fotos ku shfaqet bashkëshortja me vajzën e tyre. /tvklan.al