Të martohesh dhe aq më tepër në një moshë të re do të thotë që disa prioritete t’i zëvendësosh me disa të tjera. E ftuar në studion e “Rudina” Xhoi Jakaj në fjalën e saj zgjodhi që të japë një mesazh të fortë për të gjitha gratë shqiptare, të cilat janë martuar në një moshë shumë të re dhe kanë lënë pas dore veten e tyre.

“Kurrë mos u dorëzo, gjithmonë gjeje shpresën te vetja,” kështu është shprehur Jakaj gjatë fjalimit të saj të shkurtër në podiumin e vogël të studios. Për atë, të gjitha gratë, pavarësisht moshës së tyre duhet të mos dorëzohen për të plotësuar ëndrrat dhe qëllimet.

Xhoi Jakaj: Unë dua të motivoj vajzat dhe gratë të cilat janë martuar në moshë shumë të re dhe i janë dedikuar shumë familjes, bashkëshortit, shtëpisë, vjehrrës dhe krejt papritur në një moshë 40-vjeçare gjenden me fëmijë të rritur që janë në universitet jashtë Shqipërie dhe gjenden mbase në një moment krize identiteti dhe për t’u ndërtuar me veten e tyre.

Këtyre grave do iu them shikoni me shpejtësinë e erës nga vetja juaj, pa diskutim në këtë moment të gjitha resurset dhe mekanizmat e brendshme duhet t’i drejtosh rreth vetes, sepse ke një jetë që e ke vënë në shërbim të tjetrit, të fëmijës, të bashkëshortit, të ushqimit, të shtëpisë dhe është koha për jetën tënde. Kurrë nuk është vonë të jetosh! Kurrë nuk është vonë të ndërtosh jetën tënde përmes një biznesi privat, nëpërmjet një arsimimi shtesë, një kualifikimi dhe një rrjeti shoqatash grash ku ti të dish të mbrosh veten dhe koleget e tua. Kurrë mos u dorëzo, gjithmonë gjeje shpresën tek vetja jote./tvklan.al