Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj, feston sot ditëlindjen. Edhe këtë ditë të veçantë në jetën e tij, deputeti po e kalon në Parkun Olimpik, ku po vëzhgon numërimin e votave të Diasporës.

Kolegia e tij, Elda Hoti e surprizoi me një tortë ditëlindjeje Gjekmarkajn në ambientet e Parkut Olimpik.

Të pranishmit e shoqëruan këtë moment me duartrokitje dhe e uruan atë. /tvklan.al