gjeldeti 2Përbërësit:

1 gjeldeti

½ kg gështenja

2 lugë supë me vaj

½ kg mish viçi i grirë

1 qepë e prerë hollë

2 fixhan çaj me copa buke të prera në kubikë

½ filxhan çaj lëng mishi (ose ujë)

Disa kumbulla të thata

2 lugë supë me bajame të thata

Gjalp, kripë

Përgatitja:

Kriposeni dhe piperoseni nga jashtë gjelin e detit, lyjeni me vaj (ose gjalp) nga jashtë gjithë sipërfaqen e gjelit.

Me një thikë të mprehtë prisni një kryq në kokën e çdo gështenje. Hidhini gështenjat në ujë të valuar dhe i lini të ziejnë për 8-10 minuta që të lëshohet lëkura.

Më pas hiqni nga zjarri dhe i qeroni sa janë akoma të nxehta, i vendosni  në një tas, mbështillini me diçka ato që të rrinë të nxehta (ose hidhni në ujë të nxehtë, por duhen kulluar para se t’i përdorni).

Skuqni në vaj qepën dhe të brendëshmet e gjeldetit, mishin e grirë, shtoni pak verë, kripë dhe piper.

Skuqni me pak gjalp copat në kubikë të bukës  dhe hidhini ato te përzierja.

Kumbullat i përvëlojmë dhe ju heqim bërthamën dhe i shtojmë tek përzierja.

Hedhim lëngun e mishit ose ujë, rregullojmë me kripë përzierjen sipas dëshirës. Hidhni bajame  të copëtuara dhe gështenja të përziera.

Mbushni gjelin e detit me përzierjen dhe qepeni atë, lidheni dhe vendoseni mbi tepsi të lyer me gjalp.

Mbuloni gjeldetin me letër alumini, por mos e ngjeshni letrën për mishin e gjelit, mundohuni të lini një hapësirë dy gisht ndërmjet letrës së aluminit dhe gjelit.

Piqeni në furrë të ulët drejt mesatares (deri në 160 gradë) për rreth 3 orë.

Hiqeni letrën e aluminit dhe e lini të piqet edhe për 1 orë e gjysmë, derisa të skuqet. Gjatë kësaj kohe lyeni disa herë gjelin me vaj ose gjalp me një furçë kuzhinë.

tvklan.al