37– vjeçari zbulon sekretin e frikshëm të nënës se tij

Ky është Adam Smith. Nëna  e tij ndërroi jetë vetëm pak ditë më parë në Saint Luis në Shtetet e Bashkuara. Teksa rregullonte sendet dhe pastronte shtëpinë e saj, ai zbuloi në frigorifer diçka që nuk do të donte kurrë ta shihte.

E nxorra pakon dhe e vura këtu, mora këtë thikë dhe e hapa”.

Por sytë i panë diçka që nuk e priste.

Ishte një bebe….”

Bebja e ngrirë ishte balsamosur, ishte mbështjellë me çarçaf dhe qese. Adam thotë se e ka pyetur disa herë mamanë e tij për atë pako, por biseda mbyllej ende pa nisur.

Jam 37 vjeç dhe ajo ka qenë në frigoriferin tim prej 37 vjetësh. Ishte si pako ëmbëlsirash. Pasi e pashë e vura në kuti dhe thirra menjëherë policinë. Mamaja ime ka qenë shumë e fshehtë për gjërat e jetës së saj”.

Por Adami kujtohet se e ëma i ka përmendur një herë për një motër më të madhe, e ndarë nga jeta përpara se ai të lindte.

Dyshoj se mund të jetë motra ime. Ka qenë në një kuti në frigorifer për kaq kohë”.

Pasi zbuloi sekretin e jetës së mamasë së tij, Adam thotë se ndjehet i hutuar, i inatosur dhe kërkon të dijë më shumë.