Gjenden 14 arkivole të tjerë



Gjenden 14 arkivole të tjerë

14:22 21/09/2020

Autoritetet egjiptiane njoftuan të dielën zbulimin e 14 sarkofagëve në nekropolin Saqqara, në jug të Kajros, të cilët kanë qëndruar të mbyllur prej 2 500 vjetësh. Arkivolet u gjetën 2 ditë më parë, gjatë një gërmimi arkeologjik në varrezat ku javën e shkuar u gjetën 13 sarkofagë të tjerë prej druri.

Nekropoli Saqqara ndodhet rreth 16 kilometra në jug të piramidave të Gizës. Është pjesë e qytetit të lashtë të Memfis, trashëgimi kulturore e UNESCO-s.

Autoritetet vendase thonë se pritet që të ketë gërmime të mëtejshme, me shpresën që do të gjejnë arkivole të tjerë.

Egjipti po përpiqet të promovojë zbulimet arkeologjike nëpër vend, si një përpjekje për të ringritur turizmin, që pësoi goditje për shkak të pandemisë./tvklan.al




Të ngjashme