16 predha të Luftës së Dytë Botërore u gjetën në qendër të Elbasanit, në rrugën mes godinës së policisë dhe asaj të gjykatës.

Ato u zbuluan rastësisht nga kompania që po merret me rikonstruksionin e segmentit rrugor. Drejtuesi i fadromës ishte duke gërmuar kur hasi në predhat që për fat nuk shpërthyen.

Deri më tani janë larguar vetëm 7 predha dhe 9 prej tyre vazhdojnë të qëndrojnë të ekspozohen në diell.

Tv Klan