Në Bushat të Shkodrës janë gjetur 2 mina të paplasura e të ndryshkura që dyshohet se i përkasin vitit 1997. Minat janë gjetur gjatë pastrimit të një kanali vaditës në Bushat nga ana e punonjësve të bashkisë rreth orës 15:40 të ditës së sotme.
Shërbimet e specializuara të DVP Shkodër, shërbimet mbështetëse dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje, ku vijojnë veprimet për sekuestrimin e 2 minave dhe hetimet për të dokumentuar rrethanat e rastit./tvklan.al