Pesë varre të lashta rreth 4000-vjeçare janë zbuluar në Egjipt. Monumentet e lashta, të ruajtura mirë, u gjendën në Saqqara, jashtë qytetit të Kajros.  Ato i përkasin epokës së Mbretërisë së Vjetër dhe Periudhës së Parë të Ndërmjetme.

Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikitetit ka konfirmuar se në to ishin varrosur oborrtarë të lartë, duke përfshirë këshilltarë dhe priftërinj. Dhomat e tyre janë të zbukuruara me piktura, ndërsa u gjendën edhe 20 sarkofagë, lodra, varka druri, maska dhe artifakte të tjera.

Kjo gjetje e re arkeologjike ndodhi vetëm një javë pas lajmit se hapësirat e fshehta të Piramidës së Gizës mund të jenë dhomat sekrete të varrit të një faraoni. Arkeologët i zbuluan nëpërmjet një skanimi të teknologjisë së fundit dhe më e madhja prej tyre është 30 metra e gjatë dhe 6 e gjerë. Kërkuesit po planifikojnë një skanim më të imtësishëm që pritet të hedhë dritë mbi qëllimin e përdorimit të tyre.

Skenari më i mirë që ata kanë është se ato mund të çojnë në dhomën e fshehtë të varrit të faraonit Khufu që e drejtoi Egjiptin në vitet 2251-2525 para erës sonë dhe mund të jetë personi për të cilin u ndërtua piramida e famshme.

Klan News