Specialistët e Krimit ekonomik të Tiranës dhe Durrësit kanë vënë në pranga 3 persona, të akuzuar për falsifikim parash.

Të arrestuarit janë Kliton Nanushi, 35 – vjeç, i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni, Juljan Mehmeti, 27 vjeç dhe Kleart Kalemi, 19 – vjeç, i dënuar me parë për vjedhje.

Burime zyrtare sqarojnë se të 3 këta persona, përreth dy muaj, në dyqane të ndryshme, pika karburanti dhe lokale në qytetin e Tiranës dhe të Durrësit, bënin pagesa me kartëmonedha të prerjeve 50 euroshe që dyshohen se janë të falsifikuara.

Gjatë arrestimit, atyre iu gjetën me vete 500 euro, të dyshuara të falsifikuara. Policia sekuestroi gjithashtu

një armë e ftohtë thikë me palosje me mbishkrimet Stainless, tre aparate telefonike të markave të ndryshme, 10 kartmonedha me prerje 50 Euro, 3 kartmonedha me prerje 5000 Lekë, 2 kartmonedha me prerje 1000 Lekë, 2 karta sim

./tvklan.al