predha70 predha luftarake dhe një kamion me pesticide u gjendën të flakura në dampën e metalurgjisë fare pranë zonave të banuara në komunën Bradashesh. Sipas korespondentit të televizonit Klan në Elbasan, Fatos Salliu, lëndët e rrezikshme u pikasën nga banorë të zonës të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia, ekspertët e fushës dhe grupi hetimor. Menjëherë pas këtij konstatimi, vendi është shpallur karantinë dhe asnjë person i autorizuar nuk mund të afrohet brenda perimetrit të rrethuar me shirit nga policia. Ende nuk dihet se kush i ka flakur predhat dhe kamionin me pesticide në këtë vend.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes. Hetimet janë përqëndruar në zonën përreth pasi edhe herë të tjera janë zbuluar sasi të konsiderueshme predhash dhe municioni luftarak mes Bradasheshit dhe Paprrit. Sipas ekspertëve, materiali luftarak do të transportohen drejt poligoneve të asgjësimit, ndërsa pesticidet do të ambalazhohen dhe do të dërgohen në magazinat e ruajtjes së helmeve.

Tv Klan/Fatos Salliu