Gjenden 74 predha të Luftës së II Botërore

Gjenden 74 predha të Luftës së II Botërore

09:45 09/09/2019

FA parandalojnë tragjedinë

Forcat e Armatosura parandaluan një tragjedi në Manati të Lezhës. Xhenierët larguan nga zona e banuar 74 predha të kalibrit 150 mm, secila me peshë rreth 50 kg, të cilat sipas vlerësimeve paraprake, i përkasin Luftës së Dytë Botërore.

Në një postim në faqen e saj zyrtare në Facebook, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka thotë se arsenali i predhave u zhvendos për t’u asgjësuar në një poligon të posaçëm.

Ndërkohë, që prej fillimit të vitit, xhenierët e FA kanë kryer 75 operacione të gjithë vendin, duke asgjësuar rreth 16 ton municione të rrezikshme./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT