Në kuadër të fazës së 30-të të operacionit policor të koduar “Territori i pastër” janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies 742 bimë kanabis në Malësinë e Krujës.
Në vijim të veprimeve hetimore u arrestua njëri prej autorëve të dyshuar për kultivimin e 150 bimëve kanabis në vendin e qujajtur Çinar, 32-vjeçari me iniciale G.L. si dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, 29-vjeçari me iniciale H.L., të dy banues në fshatin Bura, Nikël.

Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 17 213 bimë narkotike kanabis. Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al