Dy predha të pashpërthyera janë zbuluar pranë lumit Buna në Shkodër. Predhat u gjetën nga një grup italianësh të cilët kanë qenë duke lundruar në ujët e lumit Buna.

Përmes pajisjeve magnetike, u zbuluan predhat e pashpërthyera.

Ata sinjalizuan policinë dhe uniformat blu që shkuan në vendngjarje bënë të mundur rrethimin e zonës.

Ekspertët xhenierë do të bëjnë të mundur largimin e predhave në mënyrë të sigurtë. /tvklan.al