Janë gjetur për të parën herë gjurmë të cunamit gjigand të shkaktuar nga asteroid që u bë shkak për zhdukjen e dinozaurëve 66 mln vjet më parë. Janë çarje fosile të thella 16m nën tokën e Lousinanës në SHBA. Zbulimi është bërë nga një shoqëri energjetike amerikane teksa bëheshin analiza të aktiviteti sizmik.

Lajmi është publikuar në revistën Earth and Planetary Science Letters nga gjeologët e Universitetit të Louisianës. Çarjet janë në një distancë prej rreth një km nga njëra tjetra, me një gjatësi vale rreth 600 m dhe lartësi 16 m. Të gjitha këto parametra i klasifikojnë si krisjet me të mëdha të dokumentuara ndonjëherë në Tokë. Nga simulimet në komputer kërkuesit kanë arritur të edhe të kalkulojnë orientimin e valëve gjigande, që mbërrijnë pikërisht nga drejtimi I kraterit në Meksikë i gjeneruar nga impakti me Asteroidin.

Deri më sot mendohej se përplasja e këtij asteroid shkaktoi në Tokë një tërmet mbi 11 ballë të shkallës Rihter dhe si pasojë edhe një cunami në Gjirin e Meksikës me dallgë më të larta se 1500 m dhe kërkuesit shprehen se nga zbulimet e fundit duket se këto dallgë në momentin e përplasjes në brigje mund të kenë shkaktuar pikërisht këto gjurmë që janë ruajtur në memorien e nëntokës deri më sot.

Klan News