Në natyrë mund të ekzistojë një forcë e pestë, deri më sot e panjohur. Kjo është hipoteza e fizikantëve të Institutit për Kërkimet në Hungari që kanë gjetur gjurmë që lidhen me ekzistencën e një pjesëze të re. Sot numërohen dy forcat nukleare, ndërveprimi mes të fortës dhe të dobëtës që mbajnë bashkë atomin, ajo gravitacionale dhe forca elektromagnetike.

Fizikantët e kanë quajtur forcën e re X17, që e kanë gjetur në disa sjellje të bërthamës së atomit dhe të heliumit. Por sipas komunitetit shkencor, dy gjurmë nuk përbëjnë ende një provë, por janë dyshime që ngrihen, ato që mjaftojnë për vijimin e kërkimeve.

Sipas shkencëtarëve hungarezë, kjo pjesëz e re është rreth 10 mijë herë më e lehtë se pjesëza e Higgs dhe ndodhet mes dy botëve të ndara, si një portë mes tyre, pra mes botës sonë dhe asaj të masës së errët. Kjo e fundit formon ¼ e kozmosit dhe natyra e saj është ende sot mister për njeriun. Autorët e studimit e kanë quajtur edhe foton i errët ose i rëndë, pasi ka një masë të vogël ndryshe nga fotoni normal dhe kjo anomali mund të jetë pikërisht çelësi i ekzistencës.

Nëse kjo hipotezë do të vërtetohej, atëherë do të gjendeshim përballë një zbulimi revolucionar mbi atë pjesë të botës fizike që ende nuk njohim.

Klan Plus