Një historian amator ka thënë se ka gjetur një grumbull të madh monedhash 2 mijë vjeçare romake të argjendta, me vlerë deri në 267,000 dollarë.

Disa nga disqet metalike u stampuan gjatë epokës romake, kur Mark Antony ishte në një aleancë me të dashurën e tij Kleopatra në Egjipt dhe ekspertët thanë se një zbulim i tillë është shumë i rrallë.

Një monedhë e vetme mund të kushtojë deri në 12 mijë dollarë, kështu që gjuetari i thesareve ishte i mrekulluar kur ai gjeti monedha të paprishura, që datojnë deri në 32 vjet para krishtit.

Monedhat do t’i dorëzohen një hetuesi për vlerësim dhe më pas mund të shiten në një muze.

Historiani anglez Smale, 35 vjeç, grumbullin e monedhave të lashta e gjeti në një fushë, në pronësi të një fermeri në Bridport në Angli.

Historiani Smale tha se kjo ishte një gjë e pabesueshme, diçka që vjen vetëm një herë në jetë.

“Është një zbulim i madh, ndoshta më i madhi, por nuk do të ndalem më kaq. Unë po e shijoj këtë gjë dhe do të vazhdoj kërkimet më tej”,

tha ai.

Gjetja që i la të gjithë pa fjalë u bë në një vend të pazbuluar të një toke bujqësore dhe u kthye në ngjarjen e vitit, ku morën pjesë 300 persona.

“Kur e gjeta, të gjithë erdhën për të parë se çfarë ishte”,

tha Smale.

“Është e pamundur të thuhet ende se sa shumë vlejnë, sepse e gjitha varet nga shumë faktorë. Sa të rralla janë, cila është gjendja e tyre. 

Por është një gjetje e rëndësishme dhe unë do ta ndaj thesarin me djemtë me të cilët u ngjita atje”./

tvklan.al