Një sasi floriri me vlerë 4 milionë paund u sekuestrua në Aeroportin Heathrow të Londrës, nga autoritetet policore që po hetonin një kartel droge amerikano-jugor.

Floriri, me peshë rreth 104 kilogramë, ishte nisur drejt Zvicrës nga ishujt Kajman, kur u sekuestrua. Ai kishte mbërritur në Kajman nga Venezuela, me një xhet privat.

Sipas asaj që shkruan DailyMail, ngarkesa u ndalua muajin e shkuar, por vetëm tani gjykata lejoi Agjencinë Kombëtare të Krimit (NCA), që ta merrte nën dorëzim.

Floriri tanimë po trajtohet si pastrim parash, në një hetim të Ishujve Kajman me ndihmën e NCA. Autoritetet besojnë se ngarkesa ishte e lidhur me kartelet e drogës që operojnë në Amerikën Jugore./tvklan.al