Gjenden trupat e pajetë të dy alpinisteve italiane, të cilat ishin bllokuar pasditen e të Shtunës në zonën e Alpeve, në kufirin midis Italisë dhe Zvicrës. Viktimat janë dy vajza të moshave 28 dhe 29 vjeç.

Sipas mediave italiane, ato janë gjetur të ngrira dhe kanë humbur jetën për shkak të hipotermisë. Bashkë me to ishte dhe një burrë që i shoqëronte, i cili është në gjendje kritike.

Bllokimi i tyre erdhi për shkak të motit të keq i cili vështirësoi dhe punën e ekipeve të shpëtimit për shkak të erërave të forta. Autoritetet italiane i kanë gjetur në majë të një kodre, në Monte Rosa, në një lartësi mbidetare prej 4.150 metra. Më pas janë dërguar në spitalin më të afërt.

Ekipet e shpëtimit pavarësisht tentimit të tyre nuk kanë arritur t’i “kthejnë” në jetë gratë që ishin ngrirë , shkruajnë mediat italiane.

Klan News