Dy persona u gjetën të pajetë këtë të hënë në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër, të Lezhës. Viktimat janë P. S. dhe K. M., rreth 60 vjeç. Policia thotë se ata u gjetën të pajetë në një kodër dhe dyshohet se mund të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Megjithatë rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes./tvklan.al