Dyshohet se janë asfiksuar nga gazi një ditë më parë

Dy persona u gjetën të vdekur këtë të shtunë brenda një banesë në katin e dytë të një pallati në Kavajë. Sipas policisë viktimat janë Mihal Jani, 60 vjeç banues në Golem dhe Anila Llulla 50 vjeçe nga Tirana. Gjatë verifikimit paraprak të trupave të tyre nuk janë konstatuar shenja dhune, ndaj dyshimet para janë se mund të jenë helmuar nga gazi. Të dy viktimat kishin humbur kontaktin me familjarët që të enjten.

Burime nga blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se Anila ishte larguar nga banesa më datë 25 dhe një ditë më pas djali i saj ka bërë kallëzim në Komisariatin Nr 4 në Tiranë.

Ndërsa djali i Mihalit ka tentuar përgjatë 3 ditëve të fundit që të lidhet në telefon me babanë e tij, por pasi nuk është përgjigjur njeri, ai ka shkuar gjatë së shtunës në shtëpinë që 60-vjeçari kishte në Kavajë. Pasi nuk ka mundur të hapë derën, ai kërkuar ndihmën e policisë dhe zjarrfikëses.

Në momentin që ata kanë hyrë brenda e kanë gjetur çiftin pa shenja jete. Nga hetimet paraprake policia dyshon se ata kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi. Këtë version e mbështesin edhe komshinjtë të cilët thonë se mbrëmjen e së premtes kanë ndjerë erë gazi që vinte nga banesa e Mihal Janit. Gjithsesi do jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së çiftit.

Tv Klan