7 anëtarë të një familjeje janë gjetur të vdekur të premten në shtetin jugor të Indisë, Telangana.

Trupat e tyre u gjetën brenda një pularie orët e  para të mëngjesit, në Rajapet pranë Bhongir në Yadadri-Bhuvanagir, rreth 61 kilometra në lindje të Hyderabad, kryeqyteti i Telangana.

“Këtë mëngjes gjetëm 7 anëtarët e një familjeje të vdekur në një pulari. Rasti është regjistruar dhe hetuesit po punojnë për të përcaktuar shkakun e  vdekjes

“, tha një zyrtar i policisë për Xinhua.

Trupat e pajetë, vdekja e të cilëve mbetet mister, pritet t’i nënshtrohen ekspertizës mjeko-ligjore. Viktimat ishin të gjithë punëtorë, të cilët punonin në këtë fermë që i përket një fermeri të zonës.

Mes viktimave janë një çift, vajza dhe dy djemtë, si dhe prindërit e gruas. Ata u gjetën të vdekur në dy dhoma të ndryshme të femrës.

Bujqësia ka pësuar dëmtime të mëdha gjatë viteve të fundit në Indi për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike. Kjo ka bërë që në vend të shënohen më shumë se 59 mijë vetëvrasje përgjatë 3 dekadave të fundit, të dhëna të cilat vijnë nga një studim i publikuar një vit me parë nga Universiteti i Kalifornisë.

Shpesh fermerët indianë kryejnë vetëvrasje në mënyrë që t’i lehtësojnë familjeve të tyre borxhet dhe kreditë e marra nga bankat.

/tvklan.al