26 vrasje u regjistruan vitin e kaluar dhe është ndezur debate mbi vrasjen e vajzave nga ish-partnerët

Tre gra janë gjetur të vdekura nga autoritetet austriake në një bordello në Vjenë.  Oficerët filluan një operacion në shkallë të gjerë në vend, ndërsa trupat e tre vajzave të reja u gjetën në një bordello në lagjen Brigittenau të kryeqytetit austriak. Sipas autoriteteve ato dyshohet se janë vrarë me thikë. Një 27 vjeçar, që mbante një thikë është arrestuar me dyshimin për kryerjen e vrasjeve.

Nuk është dhënë asnjë motiv për vrasjet dhe i dyshuari është ende duke u marrë në pyetje. Shtëpia publike është në lagjen e 20-të të Vjenës, një nga më të varfrat e qytetit. Ndërkaq në një tjetër rast, një grua dhe vajza e saj, 13 vjeç, u gjetën të vdekura në një apartament në Vjenë të premten. Bashkëshorti i saj është i dyshuari kryesor.

Shoqata austriake e grave regjistroi 26 vrasje vitin e kaluar dhe debati është ndezur në vend e në të gjithë Evropën mbi vrasjen e grave, shpesh nga partnerë ose ish-partnerë.

Qeveria austriake ka premtuar disa masa, duke përfshirë rritjen e fondeve për organizatat që ndihmojnë viktimat e dhunës. Megjithatë, OJQ-të thonë se qeveria nuk po bën sa duhet për të ndaluar vrasjet. Midis 2010 dhe 2020, 319 gra u vranë në Austri, kryesisht nga partnerët e tyre meshkuj ose ish-partnerët.

Klan News