Sipas një studimi të bërë së fundmi, nën sipërfaqen e Marsit u gjendën disa trupa me përbërje të lëngshme, që shtojnë dyshimet se planeti i kuq mund të ketë një liqen nëntokësor.

Këto zbulime janë kyçe në kërkimet për jetën jashtëtokësore atje.

Sipas studiuesve, duhet një punë e palodhur dhe e vazhdueshme që të ekzaminohet sipërfaqja e Marsit kimikisht dhe gjeologjikisht, në mënyrë që të gjejnë aktivitet jashtëtokësor ose “astrobiologjik.”

Këto zbulime u bënë nga sonda hapësinore Marsis dhe Mars Advanced Radar. Në 2018, studiuesit deklaruan se kishin gjetur një liqen nënujor, por shumë pikëpyetje u ngritën nga ekspertët e fushës nëse ishin mbledhur mjaftueshëm informacione për të dalë në këto përfundime apo jo.

Në një studim të drejtuar nga Elena Pettinelli u përdor e njëjta teknikë për zbulimin e liqeneve nën sipërfaqen e Antarktidës dhe rezultati qe i suksesshëm.

Kështu ata arritën të analizonin të dhënat e marra nga Marsis dhe trupi i gjetur qe në fakt me natyrë likuide dhe përmbajtje kripore./tvklan.al