Shkencëtarët australianë kanë zbuluar artin më të vjetër të njohur të vendit – një pikturë 17 mijë e 300 vjeçare të një kanguri.

Vepra e artit me përmasa 2 metra ishte pikturuar me okër të kuqe në një shkëmb.

U gjet në rajonin Kimberley të Australisë perëndimore, i njohur për pikturat shkëmbore.

Vjetërsia e pikturës u përcaktua nga radiokarburet, ndërsa gjetjet u botuan të martën në revistën “Nature Human Behavior”.

“Në radiokarburet  datojnë tre fole grerëzash në themel të pikturës dhe tre fole të ndërtuara mbi të për të përcaktuar, me besim, se piktura është midis 17,500 dhe 17,100 vjet e vjetër; ka shumë të ngjarë 17,300 vjeçare”, është shprehur studiuesi Damien Finch, një gjeokronolog nga Universiteti i Melburnit.

Shkencëtarët thonë se sipas këtyre të dhënave, vepra mund të njihet si arti më i vjetër i paprekur në Australi./tvklan.al