Rizbulohet bleta gjigande e Indonezisë që mendohej se ishte zhdukur si specie. Ajo konsiderohet si më e madhja në botë dhe njihet me emrin bleta Wallace, nga emri i natyralistit britanik Alfred Ruseel Wallace, që e zbuloi në vitin 1858 në ishullin indonezian Bacan.

Kjo bletë më pas nuk ishte parë nga biologët, apo ekspertët e fushës deri në vitin 1981, kur amerikani Adam Messer arriti të vrojtonte disa ekzemplarë në tre ishuj dhe kishte arritur të studionte edhe sjelljen e tyre.

Por që atëherë gjurmët e bletës Wallace humben, deri në zbulimin aktual nga një ekspeditë në ishullin indonezian North Molucas, që arriti të gjejë një ekzemplar femër pas 5 ditë kërkimesh. Femrat e bletës Megachile Pluto, që është edhe emërtimi shkencor, kanë një gjatësi prej 3.9 centimetra dhe një hapje flatrash që arrin në 6.3 centimetra.

Klan Plus