haxhiaj

11 ditë pas atentatit që iu bë biznesmenit Rudin Haxhia në Sarandë, policia ka gjetur makinën e përdorur nga autorët. Ky Audi A6 me portobagazh me xhama të zinj dhe me targë të Tiranës dyshohet se është makina që autorët përdorën për të kryer atentatin ndaj ish-punonjësiit të policisë dhe pronar i një diskoje në Sarandë.

Mjeti tip “Audi” ishte braktisur në vendin e quajtur “Hidrocentral Bistrica 2”, rreth 12 m larg rrugës nacionale.  Sipas policisë makina me targë false dhe me xhama të errët rezulton  e vjedhur në muajin Gusht të 2015-ës në Tiranë. Ne automjet policia gjeti edhe 1  pistoletë të llojit “Beretë” dhe disa krehër me 1 fishekë. Në 30 dhjetor, atentatorët e pritën biznesmenin në rrugën nacionale pranë  fshatit Bistricë dhe hapën zjarr kur makina e tij Volksvagen po afrohej. Haxhia mori 6 plumba dhe mbeti i plagosur bashkë me kushëririn e tij që ndodhej në makinë. Ky eshte atentati i pestë që i behet ish –efektivit të policisë. Ai ka qenë në shenjestër të atentateve edhe në vitin 2008,  2011, 2014 dhe në prill të vitit 2015.  Ngjarjet kanë mbetur të pazbardhura ndërsa policia  ka dyshime të forta se pas tyre fshihet i njejti person.

Tv Klan