Një grua është gjetur e pajetë në rrugë në Babrru këtë të martë në Tiranë. Sipas një njoftimi të policisë, mësohet se viktima është një 64-vjeçare me iniciale P.Q.

Dyshimet janë që gruaja të ketë rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të dytë të banesës së saj teksa ishte duke kryer disa punë shtëpie. Të paktën, deri më tani këto janë të dhënat paraprake që kanë dhënë fqinjët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij incidenti./tvklan.al