47-vjeçarja Violeta Gurraj është gjetur e vdekur në banesën e saj në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe.

47-vjeçarja është gjetur e vdekur me plagë në fyt, ndërkohë Policia e Shkodrës njofton se “nga këqyrja paraprake dyshohet se ndaj shtetases Violeta Gurraj mund të jetë ushtruar dhunë dhe për pasojë ajo ka humbur jetën“.

Burime për Tvklan.al bëjnë me dije viktima vuante nga depresoni dhe prej kohësh ishte e ve. Po të njëjtat burime shtojnë se ajo ka qenë në konflikt me familjarët e ish-bashkëshortit të saj.

Ka qenë djali i viktimës ai që ka njoftuar policinë, pasi kishte tre ditë që nuk kishte folur me të ëmën pasi kjo e fundit nuk i kishte hapur telefonin.

Denoncimi është bërë që mbrëmë pas mesante, por policia ka shkuar sot në mëngjes dhe pasi ka hapur derën me forcë ka gjetur të vdekur 47-vjçaren. viktimën.

Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit, për ekspertizë më të specializuar, me qëllim përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës./tvklan.al