Një gjykatëse me ngjyrë, emri i së cilës bëri histori, si gjykatësja e parë myslimane që shërbente në një gjykatë amerikane është gjetur e vdekur në lumin Hudson të New York.

Trupoi i Sheila Abdus – Salaam, një 65 – vjeçare pjesë e gjykatës së lartë në New York, u gjet nga policia rreth orës 1.45 të drekës, me orën lokale, në ujërat e këtij lumi.

Policia tha se në trupin e gjykatëses nuk kishte shenja të dukshme dhune dhe nuk pranoi që të hamendësonte rreth shkaqeve të vdekjes.

Do të jetë autopsia ajo që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së gjykatëses.

Abdus – Salaam, nga Washington DC u bë gruaja e parë afroamerikane që u caktua në gjykatën e apelit, kur guvernatori demokrat Andrew Cuomo e caktoi në këtë post në vitin 2013./tvklan.al