Një prezantuese e njohur televizive në Britani të Madhe, është gjetur e vdekur brenda shtëpisë së saj në Londër.

Caroline Flack, e cila ka prezantuar spektaklin “Love Island”, është ndarë nga jeta në moshën 40-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga njerëz të afërt me familjen e 40-vjeçares.

“Do të donim që shtypi të respektonte privatësinë e familjes në këtë moment të vështirë”, tha një i afërm.

Shkaqet e vdekjes së prezantueses së njohur nuk janë bërë të ditura.

Por të shumta kanë qenë mesazhet e ngushëllimit për Caroline Flack nga kolegët e saj.

40-vjeçarja ishte tërhequr së fundmi nga prezantimi i reality show “Love Island” pasi ishte akuzuar nga i dashuri i saj për sulm fizik. Por në seancën e fundit në muajin Dhjetor, Caroline u deklarua e pafajshme. /tvklan.al