Dy persona janë shoqëruar në polici dhe po merren në pyetje, si të dyshuar për vrasjen e një 22-vjeçareje. Trupi i saj i pajetë u gjet të shtunën, në një apartament në Horam, në Sussex, Britani e Madhe.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja The Sun, e reja u gjet rreth orës 5 të pasdites, ndërsa rrethanat e vdekjes së saj mbeten ende misterioze.

Të arrestuarit janë të moshës 19 dhe 55 vjeç, megjithatë policia nuk jep detaje të tjera rreth tyre, përveçse janë të dyshuar në vrasjen e 22-vjeçares.

“Detektivët po hetojnë ngjarjen dhe shkaqet e vdekjes janë momentalisht të pashpjegueshme, por po trajtohet si e dyshimtë. Dy të arrestuarit e njihnin viktimën dhe janë të njohur me njëri-tjetrin”

, tha policia në një deklaratë.

Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të zbardhë shkaqet e vdekjes të 22-vjeçares, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur ende.

/tvklan.al