Një studente është gjetur e mbytur për vdekje dhe e mbështjellë me qese plastike në një pyll në Siberi.

Kristina Prikhodko, sipas

The Sun

, sapo ishte regjistruar për një reklamë si modele në një faqe në internet, që policia beson se përdoret për meshkujt që kërkojnë të tërheqin të rejat për t’i shfrytëzuar seksualisht.

19-vjeçarja rezultonte e zhdukur prej dy ditësh kur trupi i saj u gjet në një pyll pranë qytetit më të madh në Siberi. Policia tha se ajo ishte sulmuar seksualisht dhe se deri më tani janë vënë në pranga 2 persona, të moshës 28-vjeçare.

Autoritetet bënë gjithashtu thirrje për rrezikun që u kanoset vajzave të reja nga meshkuj që përdorin reklama për të tërhequr femra të reja për seks, me premtime false.

Sa i përket studentes së re, ajo mësohet se kishte postuar fotografi provokuese dhe ishte regjistruar në një faqe në internet ku fermat takoheshin me burra më të mëdhenj në moshë.

Dyshimet janë se e reja mund të ketë mbetur viktimë e ndonjë maniaku. Vdekja e saj ka shkuar një reagim të madh në rrjetet sociale.

/tvklan.al