U shpall i humbur nga familja një ditë më parë

Një 40-vjeçar i shpallur i zhdukur një ditë më parë nga familjarët e tij në Elbasan është gjetur i aksidentuar mëngjesin e sotëm në autostradën Elbasan-Tiranë.

Rrapush Çeça

Rrapush Çeça u gjet në makinën e tij në afërsi të fshatit Shijon. Automjeti i tij ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me mbrojtësen anësore. 40-vjeçari është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes.

Tv Klan