Trupi i një gruaje shqiptare është gjetur në Trikala, të Greqisë. Sipas medieve helene, 64-vjeçarja me inicialet S.M është gjetur e dekompozuar, në banesën e saj. E moshuara kishte rreth 20 ditë që kishte ndërruar jetë. Këtë fakt e ka vërtetuar edhe gjendja e trupit të saj të dekompozuar.

Ajo ishte nëna e një djali që ishte shpërngulur me studime në Itali dhe prej kohësh jetonte e vetme. Kanë qenë fqinjët e saj, që janë shqetësuar nga era e rëndë që po përhapej nga banesa e gruas dhe kanë lajmëruar autoritetet.

Menjëherë policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale dhe përjashtohet pista e krimit./tvklan.al