Ardian Kuka u gjet i pajetë në plazhin “Rinia”

Rëndohet tragjedia në familjen Kuka në Durrës, ku një ditë më parë bashkëshorti vrau me thikë gruan e tij. 37-vjeçari Adrian Kuka që ishte në kërkim nga policia u gjet i mbytur mëngjesin e kësaj të shtune në plazhin e Durrësit, në zonën e njohur si sektori Rinia.

Afër vendit të ngjarjes blutë e Durrësit gjetën të braktisur edhe mjetin me të cilin Kuka u largua nga banesa pasi vrau me thikë 36-vjeçaren Hasbije Kuka.

Burri kishte lënë në makinë disa sende personale, ndërsa janë të paqarta rrethanat në të cilat ai i ka dhënë fund jetës.

37-vjeçari që punonte si shofer i OSHEE-së mësohet se të premten kishte patur një sherr me gruan, të cilën e qëlloi më pas disa herë me thikë. Në momentin e krimit në banesën e çiftit që ndodhet në zonën e Spitallës ishte edhe fëmija i mitur i çiftit që pa të gjithë skenën dhe njoftoi të afërm të familjes për ndihmë.

Pas kësaj 36-vjeçarja u  transportua nga të afërmit në Spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë, por si pasojë e plagëve të shumta në trup ndërroi jetë. Motiv i kësaj ngjarje të rëndë dyshohet se është xhelozia. 36-vjeçarja prej 2 muajsh kishte filluar punë si edukatore dhe që prej atij momenti mes çiftit kishte patur konflikte.

Tv Klan