I riu vuante nga probleme të shëndetit mendor

Një i ri u gjet i mbytur këtë të shtunë në breg të rezervuarit “Pengile” në Krujë. Viktima është një 29-vjeçar me iniciale G.L., i cili ishte në kërkim, pasi familjarët iu ishin drejtuar policisë së Vorës, ku kishin bërë kallëzim për zhdukjen e tij.

Sipas policisë, 29-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor. Paraprakisht autoritetet thonë se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Megjithatë, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, është ngritur një grup hetimor./tvklan.al