Trupi i pajetë i një burri u gjet i mbytur rreth orës 09:00 të kësaj të hëne në një kanal me ujë, në Darzezë të Fierit. Burime zyrtare të policisë thonë se viktima është një 71-vjeçar me iniciale K. M., banues në Fier.

Sipas policisë, nga kqyrja paraprake e kufomës nuk konstatohen shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes nga uji pasi 71-vjeçari ka qenë duke peshkuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al