Një person është gjetur i vdekur brenda banesës ku jetonte në lagjen “Varosh” në Lezhë. 46-vjeçari jetonte me qira në apartamentin ku u gjet pajetë.

Mendohet se Fatos Haxhiraj ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrore. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e saj. Nga kqyrja paraprake e vendit të ngjarjes ata thonë se dyshohet që ai të jetë vetëvarur.

Trupi i tij po dërgohet në Morgun e Spitalit Rajonal Lezhë për ekzaminime të mëtejshme.

Sipas burimeve të gazetares Vera Deda, dyshohet se 46-vjeçari të ketë ndërruar jetë para tre ditësh dhe se policia u njoftua nga fqinjët pasi ndjenë aromën e keqe që vinte nga banesa.

Klan News