Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Këlcyrë mbrëmjen e sotme.

Sipas njoftimit paraprak të uniformave blu, shtetasi me iniciale S.H., dyshohet të jetë vetëvarur.

Ai u gjet rreth orës 20:28, në banesën e tij në lagjen Nr. 3. Grupi hetimor sakaq po punon për sqarimin e ngjarjes

Njoftimi i Policisë:

Këlcyrë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:28, në lagjen Nr. 3, Këlcyrë, në banesën e tij është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi S. H., rreth 50 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.