Sot, rreth orës 15:57, në fshatin Adriatik në Kurbin, në një parcelë është gjetur pa shenja jete shtetasi D.Sh., 63 vjeç, banues në Mamurras, i cili ka qenë larguar nga banesa që nga data 25 Janar 2019. Ai merrte mjekim për shkak se vuante nga sëmundja e sklerozës.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të situatës./tvklan.al