Një trup i pajetë u gjet mëngjesin e kësaj të shtune anës lumit Guahak të Skraparit. Viktima është një 44-vjeçar, i cili u gjet nga patrulla e policisë. Në këto pamje të mbërritura në redaksinë e

tvklan.al

nga një qytetar, shihet pikërisht momenti kur polumbarët nxjerrin nga rrjedha e lumit trupin e pajetë.

Për

tvklan.al

, qytetari thotë se viktima kishte pak kohë që ishte kthyer nga Franca, ku i ishte refuzuar kërkesa për azil. Që prej asaj kohe, 44-vjeçari mësohet se konsumonte në mënyrë të rregullt alkool. Dyshimet paraprake janë se viktima mund të jetë vetëmbytur. Kjo edhe sipas burimeve zyrtare.

“Rreth orës 08:00, në Skrapar, në anën e lumit të Guahak, nga shërbimet e patrullës është konstatuar një person i mbytur. Nga verifikimet e para rezulton se shtetasi M.Xh, 44 vjeç, banues në Sharovë, Skrapar, dyshohet se është vetëmbytur”,

thotë policia në një njoftim për mediat

.

Megjithatë, për ngjarjen është ngritur një grup hetimor dhe pritet që shkaku i vdekjes të përcaktohet pas ekspertizës mjeko-ligjore.

/tvklan.al