Një emigrant është gjetur i pajetë në kufi me Greqinë. Mësohet se emigranti është i kombësisë siriane dhe trupi  i tij është gjetur gjatë patrullimeve të policisë dhe Frontex, në fshatin Trestenik të Devollit, në afërsi të kufirit me Greqinë.

Sipas të dhënave të policisë, ai nuk ka shenja dhune në trup dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga temperaturat e ulëta.

Viktima dyshohet të jetë rreth moshës 40-45 vjeç, ndërsa po kryhen veprimet e mëtejshme për identifikimin e tij si edhe përcaktimin e shkakut të vdekjes nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Klan News