Gjendet i pajetë roja, dyshimet e policisë

Foto ilustrim

Gjendet i pajetë roja, dyshimet e policisë

14:28 13/08/2020

Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë. Mësohet se viktima ishte roje në një pallat në ndërtim.

Ai u gjet i vdekur në sheshpushimin e katit të dytë të objektit të cilin e ruante. Dyshimet paraprake të policisë janë se ai mund të ketë rënë nga lartësia.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:24. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al





Të ngjashme