Një 60-vjeçar në fshatin Balldre të Lezhës është gjetur i shtrirë në rrugë me dëmtime në kokë.

Sipas asaj që bën të ditur policia, 60-vjeçari dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht ndërkohë që kulloste bagëtitë.   

I dëmtuari është transportuar drejt spitalit dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, teksa grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

“Rreth orës 12:00, në fshatin Balldre, banorët e zonës kanë konstatuar të shtrirë në rrugë, shtetasin S. S., rreth 60 vjeç, me dëmtime në kokë. Nga veprimet e para të Policisë, në vendin ku u gjet ky shtetas, dyshohet se ai është rrëzuar aksidentalisht ndërkohë që kulloste bagëtitë.  Shtetasi S. S. është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

/tvklan.al