Një djalë i ri nga Shqipëria është gjetur i vdekur në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në ishullin e Kretës, ku mediat vendase raportojnë se viktima është një 22-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

Sipas shtypit grek, shqiptari u gjet i pajetë brenda banesës së një miku të tij, ku po qëndronte prej disa kohësh.

Trupi i pajetë u gjet nga pronari i shtëpisë i cili njoftoi menjëherë ambulancën dhe forcat e policisë. Pavarësisht ndihmës së shpejtë, ishte tepër vonë për 22-vjeçarin shqiptar.

Shkaqet e vdekjes së të riut janë të paqarta. Një autopsi do të zbardhë arsyet se çfarë e shkaktoi vdekjen e tij. Paraprakisht mediat greke shkruajnë se dyshohet që vdekja t’i ketë ardhur nga mbidoza, pasi shqiptari njihej si përdorues i lëndëve narkotike. /tvklan.al