Një 70-vjeçar, i identifikuar si Vangjush Prodani është gjetur i pajetë në banesën e tij. Klan News raporton se Prodani prej 3 muajsh kishte humbur kontaktet me familjarët dhe kohët e fundit ka jetuar i vetëm në banesën ku dhe u gjet i vdekur.

Po ashtu bëhet me dije se dhe banorët e zonës e kishin vërejtur mungesën e tij, pasi janë shprehur se kishin kohë që nuk e kishin parë.

Dyshimet janë se 70-vjeçari mund të ketë disa ditë që ka vdekur, por për këtë duhet pritur ekspertiza mjeko-ligjore.

Ndërkohë mësohet se policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të vdekjes së të moshuarit./tvklan.al