Deejay me famë botërore, Avicii është ndarë nga jeta. Ai është gjetur i vdekur në Oman, Lindjen e Mesme. 28-vjeçari nga Suedia, emri real i të cilit është Tim Bergling, ka humbur jetën për shkaqe ende të panjohura. Disa media botërore shkruajnë se Avicii vuante nga probleme shëndetësore vitet e fundit, duke përfshirë edhe sëmundjen e pankreasit akut për shkak të përdorimit të tepërt të alkoolit.

“Me dhimbje të thellë njoftojnë për ndarjen nga jeta të Tim Bergling, i njohur edhe si Avicii. Ai u gjet i vdekur në Muscat, Oman, pasditen e kësaj të premte më 20 Prill. Familja është e pikëlluar nga ky lajm dhe u kërkojmë të gjithëve që të respektojnë privatësinë e tyre”,

tha përfaqësuesi i Aviciit në një deklaratë për mediat.

Shumë personazhe të njohur të botës muzikore kanë shprehur ngushëllime në rrjetet sociale. Dj Avicii do të mbahet mend për shumë hite botërore, si “Wake Me Up”, “Hey Brother”, ndërsa së fundmi edhe për “Lonely Together” që e ka realizuar në bashkëpunim me këngëtaren me origjinë shqiptare Rita Ora.

/tvklan.al